Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga mbrëmja e 15 korrikut do të nisë punime infrastrukturore në një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, duke sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, punimet do të zhvillohen në segmentin nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët pranë Mensës së Studentëve, në anën e djathtë, në drejtim të konvikteve.
Për shkak të realizimit të punimeve, ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim nga:
- 15 korrik 2026, ora 20:00
- deri më 20 korrik 2026, ora 20:00
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për të shmangur bllokimet në trafik.
Si alternativë rekomandohet aksi rrugor:
- “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”.
Autoritetet komunale u kërkojnë të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren dhe të tregojnë mirëkuptim, në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe në kushte të sigurta.

