Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbledhja e 28-të e Qeverisë: Miratohen emërime dhe vendime për investime publike

Qendra Info by Qendra Info
15/07/2026
in Lajme
0
Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të 28-të në format elektronik, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me emërime, shpronësime për interes publik dhe ndryshime në përbërjen e një komisioni qeveritar.

Në kuadër të vendimeve të marra, Qeveria ka emëruar Ragmi Dalipin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Po ashtu, është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të nevojshme për realizimin e dy projekteve të Komunës së Gjakovës:

  • Administrimin e objektit të ish-“Bankos”-it për nevojat e administratës komunale në zonën Gjakovë-Qytet;
  • Ndërtimin e një fushe futbolli dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat përreth në Zonën Kadastrale Trakaniq.

Gjithashtu, kabineti qeveritar ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/08, të datës 3 prill 2026, për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.

Me këtë vendim, Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit është emëruar zëvendësuese e anëtarit të komisionit, duke zëvendësuar Ervina Gashin.

Related

Previous Post

Prishtina mbyll përkohësisht një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, publikohen rrugët alternative

Next Post

Zelensky: Ukraina do të prodhojë raketat “Patriot”, me Evropën ndërton mburojë antiraketore

Next Post
Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Zelensky: Ukraina do të prodhojë raketat "Patriot", me Evropën ndërton mburojë antiraketore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.