Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 17 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit energjetik, si dhe projekte investive. Si pasojë, në disa qytete dhe fshatra do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Pejë
Në rajonin e Pejës do të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes dhe punimeve nga pala e tretë.
- 08:00 – 13:00 – Dalja 10 kV Volljaku: Guri i Zi, Mirusha, Separacion Boksit, Lagjja Nora dhe Lagjja Foniqi.
- 09:15 – 17:00 – Në një pjesë të lagjes Dardania dhe disa rrugë të qytetit të Pejës për shkak të modifikimit të trafostacionit.
Prizren
- 10:00 – 15:30 – Pa energji do të mbesin fshatrat Struzhë, Reçan dhe Llokvicë, për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe pastrimit të trasesë.
Mitrovicë dhe Vushtrri
Në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë janë planifikuar disa ndërprerje:
- 10:00 – 15:30 – Kaçanolli.
- 10:00 – 12:30 – Disa pjesë të Vushtrrisë, përfshirë rrugët Gjergj Kastrioti, Avni Rrustemi, Ganimete Tërbeshi, si dhe Sllatinën dhe Dobërllukun.
- 10:00 – 15:30 – Ndërprerje shtesë në zonën e Kazermës 2 në Vushtrri.
Gjakovë dhe Rahovec
Në rajonin e Gjakovës ndërprerjet do të lidhen me mirëmbajtjen, projektet investive dhe punimet nga pala e tretë.
- 10:00 – 15:00 – Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë, Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.
- 10:00 – 18:00 – Disa rrugë të qytetit të Gjakovës, përfshirë Fehmi Aganin, Lugbunarin, Nënë Terezën, Qerimin, Sadik Pozhegun dhe Wesley Clark.
- 09:00 – 17:00 – Në komunën e Rahovecit: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça dhe Zoçishtë.
- 11:00 – 16:00 – Disa lagje dhe rrugë të Gjakovës për shkak të lidhjes së kabllove të reja 10 kV.
Gjilan dhe Viti
Në rajonin e Gjilanit janë planifikuar ndërprerje në komunat e Vitisë dhe Gjilanit.
- 10:00 – 15:30 – Gërmovë, Gërmova e Ulët, Sodovin, Remnik i Ri, Goshicë Kulla, Verbani dhe disa biznese përreth.
- 11:00 – 14:00 – Bresalc, Koretishtë, Ponesh, Parallovë, Vërbicë e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovc dhe Zhegovc.
KEDS bën të ditur se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve të planifikuara, mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

