E shtuna në Kosovo pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe zagushi të theksuar, ndërsa temperaturat do të arrijnë nivele të larta në të gjithë vendin.
Megjithatë, gjatë orëve të pasdites pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me zhvillime intensive konvektive që do të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Për shkak të temperaturave shumë të larta dhe kushteve të favorshme atmosferike, në disa rajone ekziston rreziku për shtrëngata të fuqishme lokale, me rrebeshe intensive, breshër dhe erëra të forta kalimtare. Këto dukuri nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin, por do të jenë të përqendruara në zona të caktuara.
Temperaturat do të lëvizin nga 17°C në orët e mëngjesit deri në 36°C gjatë ditës, përpara se moti të freskohet në zonat e prekura nga stuhitë.

