Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, më 18 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të vendit.
Punimet do të zhvillohen në rajonet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa ndërprerjet do të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë, varësisht nga natyra e punimeve.
Rajoni i Prishtinës
Ndërprerje do të ketë në pjesë të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Podujevës, duke përfshirë lokalitetet:
- Arllat, Kleçkë, Vuçak, Llapushnik, Negroc, Gjurgjicë, Terpezë, Berish, Divilak;
- Mazgit, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Berishti dhe zona përreth;
- Bardhi i Madh;
- Prugovc, Lupq i Poshtëm, Vranidoll, Tenezhdoll dhe zona e Kazermës së FSK-së.
Punimet do të realizohen kryesisht nga ora 08:30 deri në 18:00, varësisht nga lokacioni.
Rajoni i Pejës
Ndërprerjet do të prekin:
- Gurrakocin, Tomocin, Veriqin, Gusarën, zonën e Megafrutit dhe Abi Petrol;
- Gorazhdevcin, Poqestën, Dobërdolin, Millovancin, Vragocin, Babiqin, Belincën dhe Gllaviçicën;
- Fshatrat e Komunës së Deçanit si Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq, Lumbardh, Llukë, Maznik, Pozhar, Ratish dhe Shaptej.
Rajoni i Prizrenit
Pa energji elektrike do të mbesin nga ora 09:00 deri në 15:00:
- Shpenadia, Caparci, Novaka, Velezha, Sërbica e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, si dhe disa biznese në këtë zonë.
Rajoni i Ferizajt
Ndërprerjet do të përfshijnë:
- Burrnikun, Kashtanjevin dhe Izhancin;
- një pjesë të qytetit të Lipjanit;
- objektin “Model Sllovenia”;
- disa lagje dhe rrugë në Ferizaj, përfshirë rrugët Driton Islami, Vëllezërit Gërvalla, Rexhep Bislimi, si dhe zonat përreth magjistrales Ferizaj–Prishtinë.
Punimet do të zgjasin deri në 18:00 në disa zona.
Rajoni i Gjakovës
Nga ora 10:00 deri në 15:00 ndërprerje do të ketë në:
- Fshaj, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujzë dhe Marmull.
Rajoni i Gjilanit
Ndërprerja do të prekë:
- Rrugën “28 Nëntori”, në zonën e TS “Xhamia e Medreses”, nga ora 10:00 deri në 15:30.
KEDS njofton se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve të mirëmbajtjes, rritjen e sigurisë së rrjetit elektrik dhe zhvillimin e projekteve investive, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme.

