Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të shitjes së derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është rritur në 1.72 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e kaluar.
Edhe benzina ka shënuar rritje, me çmimin maksimal të lejuar që është caktuar në 1.51 euro për litër, ose 1 cent më shumë se më parë.
Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të derivateve po ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa tregu vendor vazhdon të reflektojë ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës dhe kostot e importit.

