Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku kërkon hetim të plotë për profilet e rreme: “Lufta hibride digjitale po dëmton demokracinë”

Qendra Info by Qendra Info
25/07/2026
in Lajme
0
Çitaku i përgjigjet Paunoviqit: Ideologjia që prodhoi krime ende nuk është mposhtur.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Çitaku, ka reaguar pas zbulimit të një prej profileve të dyshuara si të rreme, duke deklaruar se për vite me radhë janë përdorur platforma të tilla për përhapje të urrejtjes, shpifjeve dhe përçarjeve mes qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se lufta hibride në hapësirën digjitale ka sjellë pasoja të mëdha politike dhe shoqërore, duke ndikuar në reputacionin e individëve dhe besimin e qytetarëve në institucione.

“Lufta hibride në botën virtuale ka lënë dhe vazhdon të lërë pasoja të mëdha, jo vetëm politike, por edhe shoqërore. Përmbysen vlerat, rrënohen reputacione, sulmohen individë dhe minohet besimi në institucione”, shkroi Çitaku.

Ajo theksoi se Kosova, si një shtet i ri, është veçanërisht e ekspozuar ndaj manipulimeve digjitale, duke sjellë si shembull rastin e Cambridge Analytica dhe ndikimin që pati në debatin politik rreth Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas saj, dyshimet se rrjete të tilla mund të jenë toleruar, nxitur ose përdorur për qëllime politike janë çështje serioze që kërkojnë një hetim të plotë institucional.

“Prokuroria duhet të veprojë pa asnjë hezitim. Jo vetëm për rastin e ‘Lule Gjelit’, por për çdo profil të rremë dhe çdo rrjet të organizuar që ka prodhuar shpifje, kërcënime, gjuhë urrejtjeje dhe manipulim të opinionit publik”, deklaroi ajo.

Çitaku kërkoi që hetimet të mos kufizohen vetëm te administratorët e profileve, por të shtrihen edhe te personat apo grupet që mund të kenë organizuar, koordinuar, financuar ose udhëhequr këto aktivitete.

“Demokracia nuk mbrohet vetëm në kutinë e votimit. Ajo mbrohet edhe duke mos lejuar që gënjeshtra, anonimati dhe propaganda e organizuar të zëvendësojnë të vërtetën dhe debatin e lirë”, përfundoi Çitaku.

Related

Previous Post

EES: Pasagjerët që refuzojnë regjistrimin biometrik mund të mos lejohen të hyjnë në BE

Next Post

Gjendja në kufijtë e Kosovës: Kolona deri në 200 metra në pikën Dheu i Bardhë

Next Post
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës: Pritjet më të gjata në Dheun e Bardhë

Gjendja në kufijtë e Kosovës: Kolona deri në 200 metra në pikën Dheu i Bardhë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.