Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përparim Rama kërkon sqarime nga BIRN dhe KALLXO.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron rishqyrtim të bashkëpunimit

Qendra Info by Qendra Info
25/07/2026
in Lajme
0
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, Rama: Qeveria e ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të një analize nga profili anonim “Lule Gjeli” në KALLXO.com, duke e cilësuar rastin si një çështje serioze që, sipas tij, ngre dyshime për shkelje të standardeve etike dhe ligjore.

Në një reagim publik, Rama i ka bërë thirrje BIRN Kosovës, KALLXO.com, Internews Kosovës dhe drejtoreshës Jeta Xharra që të japin sqarime publike lidhur me bashkëpunimin me profilin në fjalë.

Ai ka ngritur pesë pyetje kryesore:

  • Kush është autori që ka përdorur emrin “Lule Gjeli”?
  • Çfarë bashkëpunimi tjetër ka pasur me këtë profil?
  • Kur ka nisur dhe sa ka zgjatur bashkëpunimi, a është paguar autori dhe nga cilat fonde?
  • A ka pasur ndonjë politikan të përfshirë në diskutimet për publikimin e opinioneve të këtij profili?
  • A do t’u kërkohet falje personave që, sipas tij, janë dëmtuar nga publikimet e “Lule Gjelit”?

Rama ka deklaruar se pret një përgjigje publike deri të hënën, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, Komuna e Prishtinës do të rishqyrtojë çdo formë bashkëpunimi dhe mbështetjeje institucionale me BIRN Kosovën.

Sipas tij, nëse sqarimet nuk përmbushin standardet e transparencës dhe llogaridhënies që, sipas tij, meritojnë qytetarët, do të kërkojë ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me këtë organizatë.

Në fund të reagimit, Rama thekson se institucionet publike kanë detyrim të mbrojnë interesin publik dhe besimin e qytetarëve, duke shtuar se fondet dhe hapësirat publike duhet të administrohen vetëm në funksion të këtij interesi dhe se çdo dyshim serioz duhet të sqarohet në mënyrë transparente.

Related

Previous Post

Gjendja në kufijtë e Kosovës: Pritjet bien në Dheu i Bardhë, rriten në Hani i Elezit

Next Post

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Next Post
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.