E diela në Kosovo pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta verore, duke sjellë një ditë të nxehtë në të gjithë vendin.
Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta lokale, të cilat vetëm në disa zona mund të sjellin ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, të shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë në orët e vona të pasdites.
Sipas parashikimeve, gjatë natës atmosfera do të bëhet më e paqëndrueshme dhe në disa rajone priten stuhi të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të lëvizin nga 10°C në orët e mëngjesit deri në 32°C gjatë ditës.

