Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT-it:
- Nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.72 euro për litër;
- Benzina do të kushtojë 1.52 euro për litër;
- Gazi (LPG) do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.60 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë gjatë periudhës 24-orëshe, në përputhje me vendimin e ministrisë.

