Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet i dyshuari për dy vjedhje në Zveçan, Policia i gjen mbi 1 mijë euro të vjedhura

Qendra Info by Qendra Info
26/07/2026
in Lajme
0
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve të raportuara në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit të policisë, më 24 korrik 2026 janë raportuar dy vjedhje. Rasti i parë ka ndodhur në një barnatore në rrugën “Buba Mihajloviq”, ku i dyshuari dyshohet se ka përfituar nga mungesa e pronarit dhe ka vjedhur 220 euro nga arka.

Rasti i dytë është raportuar në një restorant në Zveçan, ku është vjedhur një çantë me dokumente personale dhe 937 euro.

Pas veprimeve intensive hetimore dhe operative, autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.M. (i lindur më 1992) më 25 korrik 2026 në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë arrestimit, policia ka gjetur tek ai edhe shumën e parave, për të cilën dyshohet se është vjedhur në këto dy raste.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në identifikimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Related

Previous Post

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, ja sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Next Post

Zelensky: Rusia po kërkon 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, sulmet me dronë vazhdojnë në të dyja anët

Next Post
Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Zelensky: Rusia po kërkon 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, sulmet me dronë vazhdojnë në të dyja anët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.