Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku vërehet fluks i shtuar i automjeteve në disa vendkalime.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në 60 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej rreth 300 metrash.
Edhe në Dheu i Bardhë ka pritje të gjata. Në hyrje në Kosovë pritet deri në 50 minuta, me kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 25 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Në pikën kufitare Bërnjak, pritjet në hyrje zgjasin deri në 45 minuta, ndërsa kolona ka arritur në 500 metra.
Fluks i konsiderueshëm është regjistruar edhe në Hanin e Elezit, ku pritjet janë 20 minuta në hyrje dhe deri në 40 minuta në dalje, ndërsa kolonat arrijnë në 60 metra në hyrje dhe 300 metra në dalje.
Në Vërmicë, qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin 25 deri në 30 minuta, ndërsa kolona është 250 deri në 300 metra.
Ndërkohë, në Jarinjë pritjet janë 30 minuta në hyrje dhe 10 minuta në dalje, ndërsa në Merdarë, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Mutivodë, Glloboqicë dhe Stançiq qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka pritje të konsiderueshme për automjetet transportuese (kamionët) në asnjërën nga pikat kufitare.
Të dhënat janë përditësuar më 26 korrik 2026, në orën 18:00.

