Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Formula 1: Norris triumfon në Hungari, Ferrari zhgënjen, Antonelli ruan kreun e kampionatit

Qendra Info by Qendra Info
26/07/2026
in Sport
0
Formula 1: Norris triumfon në Hungari, Ferrari zhgënjen, Antonelli ruan kreun e kampionatit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lando Norris ka shënuar fitoren e tij të parë në sezonin 2026 të Formula 1, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë, garën e 11-të të kampionatit.

Piloti britanik i McLaren dominoi garën nga fillimi në fund, duke e shfrytëzuar në maksimum nisjen nga “pole position” dhe duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim suksesin e tij të parë këtë edicion.

Pas Norris, në vendin e dytë u rendit kampioni në fuqi Max Verstappen, ndërsa podiumin e plotësoi italiani 19-vjeçar Kimi Antonelli, i cili u ngjit nga pozita e katërt në start.

Për Antonellin, podiumi ka një rëndësi të veçantë edhe në garën për titull, pasi ai arriti të lërë pas rivalin e tij kryesor, Lewis Hamilton.

Piloti britanik i Ferrari-t e kaloi vijën e finishit në vendin e katërt, por një penalizim i marrë në xhirot e fundit për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në pit-lane e zbriti në pozitën e pestë, duke humbur pikë të vlefshme në renditjen e përgjithshme.

Fundjava rezultoi zhgënjyese për Ferrari-n. Hamilton dhe Charles Leclerc e nisën garën nga vendi i dytë dhe i tretë, por humbën pozita që në start dhe nuk arritën të rikuperonin ritmin gjatë garës.

Në vendin e gjashtë u klasifikua Isack Hadjar i Red Bullit, ndërsa Oscar Piastri nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u detyrua të tërhiqej pas një aksidenti në xhirot e fundit.

Pas 11 garave të zhvilluara, Kimi Antonelli vazhdon të kryesojë renditjen e pilotëve, duke ruajtur avantazhin ndaj rivalëve në luftën për titullin botëror.

Gara e radhës e Formula 1 do të zhvillohet më 23 gusht, në Çmimin e Madh të Holandës.

Related

Previous Post

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet arrijnë deri në 60 minuta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.