Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 28 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrjetit energjetik, si dhe projekte investive. Për pasojë, konsumatorët në disa qytete dhe fshatra do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Punimet do të zhvillohen në rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orareve të publikuara.
Prishtinë
Në rajonin e Prishtinës, ndërprerje do të ketë në pjesë të lagjeve dhe fshatrave:
- Arbëria, rrugët Ahmet Krasniqi dhe Ferid Curri, zona pranë KFOR-it (09:00–12:00);
- Pjesë të rrugëve Hamez Jashari dhe Behije Gashi (10:00–11:00);
- Grashticë dhe Radashec (10:00–15:30);
- Lebanë (10:00–15:30);
- Një pjesë e fshatit Batushë (10:00–15:30).
Punimet do të përfshijnë testime të pajisjeve mbrojtëse, mirëmbajtje preventive, eliminim të defekteve dhe investime në rrjet.
Pejë
Në rajonin e Pejës pa energji do të mbesin:
- Vrella, Cerrca, Lubozhda, Studenica, Stupa, Istogu, si dhe disa rrugë në qytetin e Istogut (10:00–11:00);
- Dobrushë, Prekallë, Kashicë, Staradran, Ruhot dhe fshatra të tjera përreth (11:00–11:30);
- Vitomiricë, Brestovik, Novosellë, Jabllanicë e Madhe dhe e Vogël (10:00–15:30);
- Babiq, Dobërdol, Gorazhdec, Llozhan, Millovancë, Vragoc dhe disa zona të tjera (09:00–18:00).
Ferizaj
Ndërprerje do të ketë në:
- Breg i Zi, Bujan, Godanc, Hallaç, Kraishtë, Rufc, Varigovc, Zllakuqan dhe fshatra të tjerë (10:00–15:00);
- Talinovc, Muhovc, Prelez dhe zona përreth përgjatë magjistrales së Ferizajt (08:30–18:00).
Punimet lidhen me investime në rrjet dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.
Mitrovicë
Në komunën e Vushtrrisë, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 15:30 në:
Akrashticë, Ashlan, Balinc, Bukosh, Galicë, Pantinë, Shtitaricë, Stacioni Hekurudhor dhe lokalitete të tjera përreth.
Gjakovë
Në rajonin e Gjakovës pa energji do të mbeten:
- Një pjesë e Rrezinës, rruga Skënderbeu, Zona Industriale dhe konsumatorët komercialë (09:00–09:30 dhe 16:00–16:30);
- Konsoni (09:00–16:30).
Gjilan
Në rajonin e Kamenicës ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 15:30 në:
Kopërnicë, Kolloleq, Shipashnicë e Epërme dhe e Poshtme, Kranidell, si dhe te pompat e ujit në Kopërnicë.
KEDS: Punimet synojnë rritjen e sigurisë së rrjetit
Sipas KEDS-it, ndërprerjet janë të nevojshme për mirëmbajtjen preventive të rrjetit, eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimeve, testimin e pajisjeve mbrojtëse dhe realizimin e projekteve investive që synojnë përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Qytetarët këshillohen të marrin masat e nevojshme gjatë intervaleve të planifikuara të ndërprerjeve.

