Prishtinë
Në rajonin e Prishtinës do të ketë ndërprerje në:
- Orllan (10:00–15:30), ku pa energji do të mbesin Kusheviti, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci, Orllani dhe zonat përreth.
- Bardhi i Madh (10:30–15:30), ku ndërprerja do të prekë një pjesë të fshatit.
- Obiliq (10:00–14:00), përfshirë një pjesë të qytetit, Mazgitin e Epërm dhe të Ulët, Subotiqin dhe Kijacin.
- Kodra e Trimave (10:00–18:00), ku pa energji do të mbesin Kodra e Trimave, Kolovica e Re dhe Kolovica e Vjetër.
Pejë
Punime do të realizohen në:
- Istog dhe fshatrat përreth (10:00–11:30);
- Lagjja Shaban Spahija në Pejë (10:00–11:30);
- Rugovë (11:30–13:00), duke përfshirë Bogën, Kuqishtën, Pepajn, Shkrelin, Koshutanin dhe fshatra të tjera;
- Klinë (10:00–15:30), ku do të preken Jashanica, Resniku, Pograxhi, Qupëvi dhe Jellovci;
- Llukë e Epërme në Deçan (11:00–17:30).
Ferizaj
Në rajonin e Shtërpcës energjia do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 15:30, duke përfshirë një pjesë të Shtërpcës, Bitinë e Epërme e të Ulët, Gotovushën, Brodin, Firajën, Viçën, Drekocin dhe Shushicën.
Malishevë
Nga ora 09:00 deri në 18:00, pa energji do të mbeten Carralluka, Dragobili, Drenoci, Panorci, Shkarashnika, Tërpeza e Poshtme, Vërmica dhe një pjesë e rrugëve kryesore të qytetit.
Mitrovicë
Në komunën e Vushtrrisë ndërprerja do të zgjasë nga 10:00 deri në 15:30, duke përfshirë Studimen, Gojbulën, Begajn, Karaçën, Gumnishtën, Skromën dhe zona të tjera përreth.
Gjakovë
Në rajonin e Rahovecit do të ketë ndërprerje në:
- Daljen Denjë (09:00–09:30), ku preken Çifllaku, Denja, Dobidoli, Guri i Kuq, Kazniku, Kramoviku, Polluzha, Rakovina dhe një pjesë e Ratkocit.
- Xërxë (10:30–11:00), kryesisht për konsumatorët komercialë dhe bizneset.
Gjilan
Në rajonin e Kamenicës do të realizohen dy ndërprerje të rëndësishme.
Ropotova (10:30–13:30)
Pa energji do të mbesin:
Bozheci, Busavata, Drenoci, Drenoci i Epërm dhe i Ulët, një pjesë e Dubovës, Gllogoci, një pjesë e Hodecit dhe Miganocit, Pançella, Petroci, Ranillugu, Ropotova e Madhe, Ropotova e Vogël dhe Tomanci.
Strezovci – Stabiliment – Ajnovc (10:00–15:30)
Ndërprerja do të prekë një numër të madh të nënstacioneve dhe lokaliteteve në Komunën e Kamenicës.
Fshatrat që do të mbesin pa energji elektrike janë:
- Meshinë
- Buxhenicë
- Strezoc
- Bushincë
- Tirincë
- Carec
- Bolec
- Krilevë
- Leshtar
- Vaganesh
- Kremenatë
- Rahovicë
Sipas KEDS-it, punimet në këto zona do të kryhen në kuadër të mirëmbajtjes preventive, eliminimit të defekteve dhe zbatimit të rekomandimeve të dala nga inspektimet teknike me dron.
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e ndërprerjeve të paralajmëruara.

