Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar përmbylljen e edicionit të gjashtë të “Rame Lahaj International Opera Festival”, duke theksuar se kryeqyteti u kthye edhe një herë në një skenë të artit botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se festivali solli në Prishtinë artistë me renome ndërkombëtare, të cilët i dhuruan publikut emocione dhe interpretime artistike në zemër të qytetit.
“Me përmbylljen e edicionit të gjashtë të ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, Prishtina u shndërrua edhe një herë në skenë të artit botëror. Artistë me renome ndërkombëtare sollën emocion dhe art në zemër të Kryeqytetit,” ka shkruar Rama.
Ai theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore që i jep identitet dhe jetë qytetit, duke e lidhur atë me skenën ndërkombëtare.
“Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën,” u shpreh kryetari i Prishtinës.
Edicioni i gjashtë i “Rame Lahaj International Opera Festival” mblodhi artistë të njohur nga vendi dhe bota, duke e konfirmuar festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe rajon.

