Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria vendos rregulla të reja për festivalet: Organizatorët obligohen të mbrojnë mjedisin

Qendra Info by Qendra Info
31/07/2026
in Lajme
0
Qeveria vendos rregulla të reja për festivalet: Organizatorët obligohen të mbrojnë mjedisin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar miratimin e një vendimi të ri që vendos standarde të detyrueshme për mbrojtjen e mjedisit gjatë organizimit të festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve të tjera publike në Kosovë.

Sipas Pacollit, vendimi përcakton rregulla të qarta që çdo organizator duhet t’i zbatojë për të minimizuar ndikimin në mjedis.

Organizatorët do të jenë të obliguar të sigurojnë:

  • menaxhimin e duhur të mbeturinave;
  • pastrimin e plotë të hapësirave pas përfundimit të aktivitetit;
  • respektimin e kufijve të lejuar të zhurmës;
  • mbrojtjen e ajrit, ujit dhe natyrës gjatë zhvillimit të ngjarjeve.

Për aktivitetet që konsiderohen me ndikim më të madh në mjedis, komunat do të kenë të drejtë të kërkojnë edhe garanci financiare për rehabilitimin e hapësirës pas përfundimit të tyre.

Pacolli e cilësoi vendimin si një standard të ri të përgjegjësisë mjedisore në Kosovë, duke theksuar se zhvillimi i jetës kulturore dhe organizimi i aktiviteteve publike duhet të shkojnë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit.

Ajo paralajmëroi se institucionet do të jenë të pakompromis në zbatimin e këtyre masave, duke nënvizuar se ruajtja e një mjedisi të pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

Related

Previous Post

Senati amerikan hap rrugën për konfirmimin e Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Next Post

Spanja: Mbi 48 mijë emigrantë janë kthyer në Marok, situata në Ceuta po stabilizohet

Next Post
Spanja: Mbi 48 mijë emigrantë janë kthyer në Marok, situata në Ceuta po stabilizohet

Spanja: Mbi 48 mijë emigrantë janë kthyer në Marok, situata në Ceuta po stabilizohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.