Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fluks rekord në Morinë, mbi 1.3 milionë lëvizje gjatë korrikut

Qendra Info by Qendra Info
01/08/2026
in Lajme
0
Fluksi në kufi i qetë këtë të diel, pritje minimale në shumicën e pikave
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pika Kufitare e Morinës ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh edhe në ditët e fundit të muajit korrik, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova vazhdojnë t’i drejtohen bregdetit shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele, ndërsa po zbatohet edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke mundësuar kalim më të shpejtë dhe pa pritje të gjata në kufi.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 12 orët e fundit në Morinë janë përpunuar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 6 mijë automjete. Prej tyre, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga territori shqiptar.

Shumë pushues kanë deklaruar se zgjedhin bregdetin shqiptar për shkak të cilësisë së plazheve, ofertës turistike dhe afërsisë me Kosovën.

Ndërkohë, muaji korrik është mbyllur me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinës, duke konfirmuar një nga sezonet më të ngarkuara turistike të viteve të fundit.

Related

Previous Post

Kufizime në autoudhët e Kosovës të dielën për kamionët mbi 20 tonë

Next Post

Italia pezullon përkohësisht Schengenin me Spanjën, forcohen kontrollet kufitare

Next Post
Italia pezullon përkohësisht Schengenin me Spanjën, forcohen kontrollet kufitare

Italia pezullon përkohësisht Schengenin me Spanjën, forcohen kontrollet kufitare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.