E mërkura në Kosovo pritet të karakterizohet me mot të kthjellët, me diell dhe shumë të nxehtë, pa reshje atmosferike.
Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti stabil, ndërsa temperaturat e larta do të krijojnë kushte për vapë tipike verore, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat do të luhaten nga 15°C në orët e mëngjesit deri në 35°C gjatë ditës.
Meteorologët rekomandojnë kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta, konsumim të mjaftueshëm të lëngjeve dhe shmangie të aktiviteteve fizike në ambiente të hapura, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

