Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen e 107 civilëve

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2026
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për zhvillimin e gjykimit në mungesë, ndaj 20 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë, në Komunën e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. akuzohen për pjesëmarrje në një operacion të gjerë ushtarako-policor të zhvilluar gjatë viteve 1998–1999.

Aktakuza thotë se M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç., si komandant i njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., si komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të pandehurit e tjerë, dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e 107 civilëve.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit forcat serbe fillimisht kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat.

Në aktakuzë thuhet se gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se gjatë operacionit janë djegur edhe shtëpi të civilëve, duke shkaktuar pasoja të rënda materiale dhe njerëzore.

Rasti pritet të trajtohet nga gjykata kompetente, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Related

Previous Post

Nagavci: Zgjedhja e presidentit kërkon përgjegjësi nga të gjitha partitë, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

Next Post

Bordi i Paqes për Gazën përgatit kontratën e parë, planifikohet bazë ushtarake për 150 trupa marokene

Next Post
Bordi i Paqes për Gazën përgatit kontratën e parë, planifikohet bazë ushtarake për 150 trupa marokene

Bordi i Paqes për Gazën përgatit kontratën e parë, planifikohet bazë ushtarake për 150 trupa marokene

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.