Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”, pas një hetimi disa-mujor nga hetuesit policorë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast grabitjeje në rrugën “Qamëria” në Pejë.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia kishte marrë deklaratën e viktimës, e cila kishte raportuar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.
Pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal për Hetime në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Pejë.

