Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e premte.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet janë:
- Nafta (Diesel): 1.66 euro për litër
- Benzina: 1.42 euro për litër
- Gazi (LPG): 0.60 euro për litër
MINTI njofton se çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë, në përputhje me vendimin për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregut që të respektojnë çmimet e publikuara, ndërsa qytetarët mund të raportojnë çdo parregullsi te organet kompetente.

