Çmimi tavan i naftës në Kosovë është ulur sot për disa centë.
Sipas çmimeve të përcaktuara për ditën e sotme, një litër naftë shitet me 1.63 euro, ndërsa një ditë më parë çmimi ishte 1.66 euro për litër.
Në anën tjetër, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, në nivelin 1.42 euro për litër, njëjtë sikurse ditën e kaluar.
Edhe çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime.
Kështu, ndryshimi i vetëm i regjistruar sot në çmimet e derivateve është ulja e çmimit tavan të naftës me 3 centë për litër.

