Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona dhe njofton prokurorët.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/08/2026
in Category
0
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona dhe njofton prokurorët.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka reaguar lidhur me një rast që ka ndodhur në kishën ortodokse në Lipjan, ku sipas mbikëqyrësit të kishës, në rrethojën e saj janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.

Nga policia bëhet e ditur se, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit, dhe se, personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila.

‘’Si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën 11.08.2026, është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E. M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore’’, shtohet nga Policia.

Komunikata:

Prishtinë, 11 gusht 2026

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të mediave dhe opinionit të gjerë, lidhur me rastin e vendosjes së flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, përmes kësaj komunikate zyrtare njofton se:

Stacioni Policor në Lipjan, më datën 10.08.2026, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi/mbikëqyrësi i kishës ortodokse, është njoftuar se në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.

Njësitë relevante policore, me të pranuar informacionin, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit. Personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila.

Si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën 11.08.2026, është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E. M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore.

Sipas procedurave të parapara ligjore, lidhur me rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm, me udhëzimin e të cilëve rasti është dërguar me Shënim Zyrtar.

Në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm. Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.

Related

Previous Post

Përleshje në Ferizaj, pesë të arrestuar – në incident u përdor edhe kaçavidë.

Next Post

PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e seancës konstituive: “Nesër në orën 11:00 do të jemi në Kuvend”

Next Post
Përafërsisht 500 mijë euro për reklamime e mbi 100 mijë euro për gjoba, këto janë shpenzimet e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e seancës konstituive: “Nesër në orën 11:00 do të jemi në Kuvend”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.