Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e seancës konstituive: “Nesër në orën 11:00 do të jemi në Kuvend”

Qendra Info by Qendra Info
11/08/2026
in Lajme
0
Përafërsisht 500 mijë euro për reklamime e mbi 100 mijë euro për gjoba, këto janë shpenzimet e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë të mërkurën, më 12 gusht. Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se deputetët e saj do të jenë në sallë në orën 11:00, pavarësisht nëse seanca thirret zyrtarisht.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dërguar të martën kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, që të thërrasë për nesër vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PDK vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, por thekson se kalimi i këtij afati nuk e heq detyrimin për përfundimin e procesit të konstituimit.

“Obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

PDK: Nesër do të jemi në sallën e Kuvendit

Partia opozitare ka kërkuar që vazhdimi i seancës të thirret pa vonesa të tjera dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.

PDK ka bërë të ditur se, pavarësisht nëse Dehari e thërret apo jo zyrtarisht seancën, deputetët e saj do të jenë të mërkurën, më 12 gusht, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit.

Sipas PDK-së, kjo kohë përkon edhe me përfundimin e 48-orëshit të dytë për vazhdimin e seancës, në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Ftohen edhe grupet e tjera parlamentare

PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë nesër në sallën e Kuvendit.

Sipas partisë, prania e deputetëve do të dëshmonte gatishmërinë politike dhe vullnetin për të përmbushur mandatin e marrë nga qytetarët.

Situata rreth konstituimit të Kuvendit pritet të mbetet në qendër të zhvillimeve politike edhe gjatë ditës së mërkurë, më 12 gusht.

Related

Previous Post

Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona dhe njofton prokurorët.

Next Post

Kurti takon senatoren amerikane Joni Ernst, diskutuan sigurinë dhe formimin e institucioneve

Next Post
Kurti takon senatoren amerikane Joni Ernst, diskutuan sigurinë dhe formimin e institucioneve

Kurti takon senatoren amerikane Joni Ernst, diskutuan sigurinë dhe formimin e institucioneve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.