MINTI ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot, 12 gusht 2026. Çmimi i dizelit dhe benzinës është rritur me nga 3 centë për litër.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Çmimet maksimale janë:
- Nafta (dizel): 1.67 € për litër
- Benzina: 1.47 € për litër
- Gazi: 0.60 € për litër
Rritje krahasuar me një ditë më parë
Krahasuar me çmimet e 11 gushtit, sot nafta është shtrenjtuar për 3 centë, nga 1.64 € në 1.67 € për litër.
Edhe benzina ka shënuar rritje prej 3 centësh, nga 1.44 € në 1.47 € për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit ka mbetur i pandryshuar, në 0.60 € për litër.
MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat lidhur me çmimet e derivateve përmes adresës konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

