E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak më të freskët, për shkak të erërave të freskëta që do të fryjnë nga verilindja.
Gjatë gjithë ditës pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe nuk parashihen reshje atmosferike.
Temperaturat do të luhaten nga 16°C në orët e mëngjesit deri në 31°C gjatë ditës.

