Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ku u lënduan katër shtetas të Kosovës.
Kurti ka bërë të ditur se tre prej të lënduarve po marrin trajtim mjekësor në Tiranë, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar në Vlorë.
“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë.
“Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka deklaruar Kurti.
Autoritetet shqiptare po vijojnë të merren me rastin dhe rrethanat në të cilat ka shpërthyer zjarri në hotel.

