Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Kristiano Ronaldo paralajmëron fundin e karrierës: “Ky mund të jetë viti im i fundit”

Qendra Info by Qendra Info
16/08/2026
in Sport
0
Kolumbia siguron kualifikimin në 1/16-at, Portugalia shpërthen ndaj Uzbekistanit me dopietë të Cristiano Ronaldo
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kristiano Ronaldo ka dhënë sinjalin më të fortë deri tani për fundin e karrierës së tij si futbollist profesionist. Ylli portugez ka zbuluar se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në futbollin e luajtur, duke shprehur dëshirën që ta mbyllë karrierën me një trashëgimi të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, në kuadër të një artikulli që trajton edhe jetën e tij familjare dhe martesën me Georgina Rodríguez, Ronaldo është shprehur:

“Ky është ndoshta viti im i fundit në futboll dhe dua të lë pas një trashëgimi spektakolare.”

42-vjeçari portugez tha se tashmë ka menduar për jetën pas futbollit dhe se ka shumë projekte dhe aktivitete që do ta mbajnë të angazhuar.

“E kam planifikuar plotësisht të ardhmen time. Kam kaq shumë gjëra për të bërë që të më mbajnë të zënë sa nuk mund t’ju tregoj vetëm një. Sepse futbolli mund të lërë një boshllëk të madh, kështu që duhet ta mbushësh atë me disa gjëra, jo vetëm me një”, tha Ronaldo.

Ai përmendi udhëtimet, padelin dhe dëshirën për të shijuar më shumë kohën me familjen, pas një karriere 25-vjeçare të shoqëruar me sakrifica të mëdha.

Vetëm 30 gola larg shifrës së 1000 golave

Ronaldo aktualisht është nën kontratë me Cristiano Ronaldo deri në korrik të vitit 2027, ndërsa aktivizohet me Al Nassr.

Nëse vendos ta përfundojë karrierën në atë periudhë, portugezi do të jetë 42 vjeç dhe mund të ketë arritur një prej objektivave më të mëdha personale: 1000 gola në karrierën profesionale.

Ronaldo është aktualisht rreth 30 gola larg kësaj shifre historike.

Al Nassr e nisi kampionatin me fitore 3-0 të shtunën, ndërsa Ronaldo nuk ishte në fushë. Sulmuesi portugez ishte rikthyer në Arabinë Saudite vetëm pak ditë më parë dhe e ndoqi takimin nga tribunat, së bashku me bashkëshorten e tij dhe disa prej fëmijëve.

Nëse deklarata e tij konfirmohet nga zhvillimet e ardhshme, futbolli botëror po hyn në fazën e fundit të një prej karrierave më të jashtëzakonshme të historisë së këtij sporti.

Related

Previous Post

Gara për inteligjencën artificiale, SHBA u kërkon aleatëve të zgjedhin: Ose me ne, ose me Kinën

Next Post

Kurti reagon pas zjarrit në një hotel në Vlorë: Katër qytetarë të Kosovës u lënduan

Next Post
“Nuk është pak të bëhet zëvendësi im”, Kurti i përgjigjet tërheqjes së LDK-së nga koalicioni

Kurti reagon pas zjarrit në një hotel në Vlorë: Katër qytetarë të Kosovës u lënduan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.