Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj propozon vazhdimin e mandatit të Hashim Thaçit si president

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2026
in Lajme
0
‘Katandisje vlerash’, Haradinaj me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që partitë politike në Kuvendin e Kosovës të shqyrtojnë mundësinë e vazhdimit të mandatit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj e ka bërë këtë propozim teksa ka folur për ngërçin politik rreth zgjedhjes së presidentit të ri dhe pamundësinë e konstituimit të institucioneve.

Sipas tij, çështja e marrëveshjes për presidentin po përdoret si arsye për shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

“Çështja e marrëveshjes për president edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm. Pra, e shtyn, e shtyn, e shtyn dhe në këtë mandat të dytë. Çdo 48 orë duhet të thirret seanca, nëse do zgjidhje Kurti”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se vazhdimi i mandatit të Thaçit do të duhej të shqyrtohej si një çështje institucionale dhe, sipas tij, si një akt nderi ndaj ish-presidentit.

“Regjimi i Kurtit, me të thënë të drejtën, është nder edhe i kësaj legjislature dhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi”, u shpreh ai.

Haradinaj pretendoi se mandatit të Thaçit i ishte dhënë fund përmes një “ndërhyrjeje ligjore” dhe tha se rikthimi i tij do të përbënte, sipas tij, një kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i cilësoi si “armiq të Kosovës”.

“Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që kurrë nuk flejnë, që t’ua vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj.

Propozimi i Haradinajt vjen në një kohë kur partitë politike vazhdojnë përplasjet rreth zhbllokimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Related

Previous Post

Nis numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, ekranet do të vendosen në qytete të Kosovës

Next Post

Dortmundi nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, sulmuesi mbetet në radar

Next Post
Dortmundi nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, sulmuesi mbetet në radar

Dortmundi nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, sulmuesi mbetet në radar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.