Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Dortmundi nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, sulmuesi mbetet në radar

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2026
in Sport
0
Dortmundi nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, sulmuesi mbetet në radar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Borussia Dortmund nuk e ka mbyllur interesimin për Fisnik Asllanin, pavarësisht se transferimi i sulmuesit te RB Leipzig dështoi për shkak të shqetësimeve mjekësore të klubit nga Saksonia.

Në korrik, u raportua se Dortmundi ishte pranë transferimit të Asllanit nga Hoffenheimi. Megjithatë, në garën për 24-vjeçarin u përfshi edhe RB Leipzig, i cili arriti marrëveshje për transferimin e tij.

Marrëveshja më pas dështoi pasi Leipzig ngriti “shqetësime mjekësore” lidhur me sulmuesin.

Sipas njoftimit të klubit, Asllani do të qëndrojë te Hoffenheimi, por kjo nuk e ka larguar interesimin e Dortmundit.

Klubi nga Bundesliga vazhdon ta ketë sulmuesin kosovar në listën e alternativave dhe, sipas raportimeve, çështja mund të marrë sërish zhvillim para mbylljes së afatit kalimtar të verës, më 1 shtator në orën 20:00.

Ole Buk, figura kyçe në interesimin e Dortmundit

Pas interesimit të Dortmundit për Asllanin raportohet se qëndron drejtori sportiv Ole Buk, i cili e njeh mirë sulmuesin nga periudha kur të dy ishin pjesë e Elversbergut.

Buk thuhet se është një admirues i madh i profilit të Asllanit dhe e sheh atë si një alternativë interesante për repartin ofensiv të Dortmundit.

Për Asllanin, situata mbetet kështu e hapur. Nëse Dortmundi vendos të konkretizojë interesimin, ditët e fundit të merkatos mund të sjellin një zhvillim të ri për sulmuesin kosovar.

Related

Previous Post

Haradinaj propozon vazhdimin e mandatit të Hashim Thaçit si president

Next Post

IKSHPK me këshilla për ditët e nxehta: Pini ujë shpesh dhe mos i lini fëmijët në makina

Next Post
IKSHPK: Uji i pijshëm i sigurt në shumicën e rajoneve, ndalohet përdorimi në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

IKSHPK me këshilla për ditët e nxehta: Pini ujë shpesh dhe mos i lini fëmijët në makina

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.