Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2026
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, të cilin e ngarkon me dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se, nga një periudhë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, ka vepruar si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) dhe ka ndihmuar aktivitetet e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

Në aktakuzë pretendohet se i pandehuri ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes telefonit të dhëna, informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Akuzohet edhe për shantazh

Sheholli akuzohet gjithashtu për veprën penale “Shantazh”, për një periudhë nga viti 2022 deri në dhjetor 2025.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka shantazhuar personin me inicialet A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në një vlerë që tejkalon 13 mijë euro.

Prokuroria pretendon se i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit para në formë huazimi dhe e ka kërcënuar se, në rast se nuk ia jepte paratë, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që, sipas pretendimit të aktakuzës, do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e tij.

Rasti tashmë i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Vërejtje: Pretendimet e përshkruara në aktakuzë janë akuza të Prokurorisë dhe jo një vendim përfundimtar i gjykatës. I pandehuri gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Related

Previous Post

BE-ja forcon mbrojtjen detare, gara e re për mbrojtjen e kabllove, tubacioneve dhe tregtisë

Next Post

MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.