Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i një litri naftë (dizel) është 1.79 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.53 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.62 euro për litër.
Çmimet maksimale për 25 gusht:
- Nafta (dizel): 1.79 €/litër
- Benzina: 1.53 €/litër
- Gazi: 0.62 €/litër
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për ditën e sotme.
Nafta mbetet në të njëjtin nivel prej 1.79 euro për litër, ndërsa benzina është përcaktuar në 1.53 euro për litër.

