Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohet droni i tretë me lëndë shpërthyese pranë aeroportit të Leipzigut, dyshohet për përfshirje ruse

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2026
in Lajme
0
Zbulohet droni i tretë me lëndë shpërthyese pranë aeroportit të Leipzigut, dyshohet për përfshirje ruse
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit gjermanë kanë zbuluar një dron të tretë pranë aeroportit Leipzig/Halle, i cili dyshohet se lidhet me tentativën e mëhershme për një sulm ndaj një prej qendrave të rëndësishme të transportit dhe logjistikës ushtarake në Gjermani.

Droni u gjet më 14 gusht, në Kabelsketal, në perëndim të aeroportit, së bashku me rreth 50 gramë lëndë të dyshuar shpërthyese ushtarake. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë dyshohet për heksogjen, një eksploziv me fuqi të lartë, i cili nuk kishte shpërthyer.

Aeroporti Leipzig/Halle ka rëndësi strategjike për transportin e mallrave dhe furnizimeve ushtarake të Gjermanisë dhe aleatëve të NATO-s, ndërsa përdoret edhe nga kompania ukrainase Antonov Airlines.

Dy dronë të tjerë u zbuluan më herët

Hetimi lidhet me incidentin e 4 gushtit, kur pranë një avioni transporti ukrainas Antonov u gjet një dron i pajisur me eksploziv. Sipas hetuesve, droni dyshohet se ishte programuar të ulej mbi krahun e avionit, i cili ishte i mbushur me karburant, por lënda shpërthyese nuk u aktivizua.

Rreth 20 minuta më vonë, një dron i dytë dyshohet se u përplas me një avion transporti të DHL-së. Për shkak të incidentit, avioni ndërpreu uljen dhe u devijua drejt Marsejës. Më vonë u konstatuan dëmtime në pjesën e bishtit të avionit.

Në zonën përreth aeroportit u gjetën gjithashtu antena, pajisje elektronike, gjurmë djegieje dhe pjesë metalike, të cilat mund të jenë përdorur për kontrollin dhe drejtimin e dronëve.

Dyshime për përfshirjen e Rusisë

Burime të inteligjencës gjermane, të cituara nga mediat NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, dyshojnë se pas operacionit mund të qëndrojnë shërbimet sekrete ruse. Moska i ka mohuar akuzat, ndërsa autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare që përcakton përgjegjësinë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se qeveria do t’i bëjë publike së shpejti rezultatet e hetimit dhe paralajmëroi se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

“Autorët po pranojnë gjithnjë e më pa hezitim edhe dëme të mëdha materiale, madje edhe plagosje apo humbje jete”, deklaroi Merz.

Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë, e cila po udhëheq hetimet, nuk ka komentuar zyrtarisht mbi zbulimet e fundit.

Sipas hetuesve, gjetja e dronit të tretë dhe pajisjeve të tjera ngre dyshime se mund të jetë planifikuar një operacion më i gjerë, me pasoja potencialisht katastrofike në rast se eksplozivët do të aktivizoheshin.

Aeroporti Leipzig/Halle konsiderohet një nyje e rëndësishme logjistike në Gjermaninë lindore dhe ka rol të veçantë në transportin e pajisjeve dhe furnizimeve ushtarake për Gjermaninë dhe aleatët e saj të NATO-s.

Related

Previous Post

Gjilan, akademi përkujtimore për veprimtarin dhe luftëtarin e lirisë Ilmi Ramadani

Next Post

Trump paralajmëron Iranin: Çdo anije që vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit do të shkatërrohet

Next Post
Administrata Trump zbut kufizimet për eksportin e AI-së së Anthropic, por mban të bllokuar modelin Fable 5

Trump paralajmëron Iranin: Çdo anije që vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit do të shkatërrohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.