Komuna e Gjilanit do të organizojë akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani (1953–2025).
Akademia do të mbahet më 27 gusht 2026, duke filluar nga ora 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Përmes kësaj veprimtarie përkujtimore do të nderohet kontributi i Ramadanit në shërbim të lirisë dhe atdheut, si dhe do të kujtohet veprimtaria e tij ndër vite.
Në këtë akademi janë të ftuar qytetarët e Gjilanit, familjarët, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Ilmi Ramadanit.
Akademia përkujtimore mbahet më 27 gusht, në orën 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

