E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror.
Gjatë pasdites, në disa zona mund të zhvillohen vranësira që mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu, të shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë.
Megjithatë, këto zhvillime pritet të jenë të izoluara, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit nuk priten reshje atmosferike.
Temperaturat do të luhaten nga 17°C në mëngjes deri në 34°C gjatë ditës.
Në përgjithësi, java e re nis me mot të ngrohtë dhe kryesisht stabil, me mundësi për ndonjë zhvillim të shkurtër lokal gjatë pasdites.

