Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i një litri naftë (dizel) është 1.70 euro.
Ndërkohë, benzina mund të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi me çmim maksimal prej 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara nga ministria hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë gjithë ditës së sotme.
Çmimet maksimale
- Naftë (dizel): 1.70 €/litër
- Benzinë: 1.53 €/litër
- Gaz: 0.63 €/litër
Këto janë çmimet maksimale të lejuara dhe pikat e karburantit nuk mund t’i shesin derivatet mbi kufijtë e përcaktuar nga MINT.

