Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maqedonci takohet me Erdoğan në Turqi, pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake

Qendra Info by Qendra Info
31/08/2026
in Lajme
0
Maqedonci takohet me Erdoğan në Turqi, pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, diplomuan edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët përfunduan me sukses studimet e tyre ushtarake në këtë akademi.

Maqedonci tha se gjatë ceremonisë pati rastin të takojë presidentin Erdoğan dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, të cilëve ua përcolli urimet me rastin e Ditës së Fitores.

Ai veçanërisht përgëzoi pesë kadetët nga Kosova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e arritur gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Maqedonci theksoi se bashkëpunimi Kosovë–Turqi në fushën e mbrojtjes është i rëndësishëm, ndërsa edukimi dhe përgatitja e kuadrove të reja ushtarake në institucionet turke përbën një prej shembujve konkretë të këtij bashkëpunimi.

Takimi me Erdoğan dhe diplomimi i kadetëve nga Kosova vijnë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak.

Related

Previous Post

MINT cakton çmimet e derivateve për sot – Ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

Next Post

Zhvillimet në vend, PDK-ja del sot në konferencë për shtyp.

Next Post
Zhvillimet në vend, PDK-ja del sot në konferencë për shtyp.

Zhvillimet në vend, PDK-ja del sot në konferencë për shtyp.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.