Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti falënderon ambasadoren holandeze Karin Boven: Diskutuam për mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2026
in Lajme
0
Kurti falënderon ambasadoren holandeze Karin Boven: Diskutuam për mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven, të cilën e ka falënderuar për kontributin dhe shërbimin e saj diplomatik në vend.

Kurti ka thënë se që nga fillimi i mandatit të saj në gusht të vitit 2024, ka pasur “vetëm përshtypje dhe kujtime të mira” nga takimet dhe komunikimet me ambasadoren holandeze.

Sipas Kurtit, gjatë takimit ai e ka falënderuar Boven për angazhimin e saj, veçanërisht në fushën e barazisë gjinore dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Holandës për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

“Republika e Kosovës e vlerëson thelbësore mbështetjen e Holandës në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset integruese në përgjithësi”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji priten edhe konsultime politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me synimin për zgjerimin e bashkërendimit strategjik përmes këtij forumi.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë.

Në fokus ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës. Kurti ka njoftuar se së shpejti në Kosovë do të prezantohet ekspozita virtuale e veprave të piktorit holandez Vincent van Gogh.

Në fund të takimit, Kurti i ka uruar ambasadores Boven suksese në angazhimet e saj të ardhshme, duke theksuar se ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur në Kosovë.

Related

Previous Post

Punëtori 29-vjeçar humb jetën në Zubin Potok, dyshohet se u lëndua gjatë punimeve për ndërtimin e stacionit policor

Next Post

Prezantohet koncepti për themelimin e Institutit Kombëtar Kërkimor për Energjinë

Next Post
Prezantohet koncepti për themelimin e Institutit Kombëtar Kërkimor për Energjinë

Prezantohet koncepti për themelimin e Institutit Kombëtar Kërkimor për Energjinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.