Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Punëtori 29-vjeçar humb jetën në Zubin Potok, dyshohet se u lëndua gjatë punimeve për ndërtimin e stacionit policor

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2026
in Lajme
0
Plumb qorr godet gruan në Lipjan, ajo përfundon e plagosur
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën të martën në Zubin Potok, pasi dyshohet se ishte lënduar rëndë gjatë kryerjes së punimeve në ndërtimin e stacionit të ri policor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 shtator 2026, rreth orës 10:00, ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok se një person ishte sjellë në këtë qendër me lëndime të rënda trupore.

Sipas hetimeve fillestare, viktima, punëtor i një kompanie private, dyshohet se ishte lënduar derisa po kryente punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, personi është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut. Rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, inspektorët komunalë dhe inspektorët e punës.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, i gjinisë mashkullore dhe 29 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në lidhje me rastin është intervistuar një person me inicialet B.B., i lindur më 1977, në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

Related

Previous Post

Eman Rrahmani kritikon ndarjen e buxhetit për komuna: “Prishtina merr vetëm 381 euro për kokë banori”

Next Post

Kurti falënderon ambasadoren holandeze Karin Boven: Diskutuam për mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë

Next Post
Kurti falënderon ambasadoren holandeze Karin Boven: Diskutuam për mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë

Kurti falënderon ambasadoren holandeze Karin Boven: Diskutuam për mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.