Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjashtë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
03/09/2026
in Lajme
0
Kërcënoi gazetarin, Gjykata merr vendim: i akuzuari nuk guxon t’i afrohet Betim Musliut.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh.B., i cili është shpallur fajtor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Sh.B. është dënuar me dënim unik prej gjashtë vitesh burgim, si dhe me 2 mijë euro gjobë.

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro

Sipas aktgjykimit, ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vinte në lajthim të dëmtuarin A.H., duke i ofruar për shitje një pronë në Prishtinë në vlerë prej 800 mijë eurosh.

Gjykata ka konstatuar se, për këtë qëllim, i akuzuari kishte tentuar të falsifikonte dokumentacionin përmes akteve noteriale.

Bëhet fjalë për një pronë që ishte nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Rasti është zbuluar gjatë verifikimit të dokumentacionit nga noterja dhe dëshmitarja V.A., e cila kishte konstatuar se autorizimi në emër të Sh.B. ishte i falsifikuar.

Për pasojë, veprimet e të akuzuarit, sipas gjykatës, kanë mbetur në fazën e tentativës.

Detyrime shtesë financiare

Përveç dënimit me burgim dhe gjobës, Sh.B. është obliguar të paguajë edhe 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro në emër të Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Këto pagesa duhet të kryhen brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar.

Mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit

Gjykata ka bërë të ditur se i akuzuari Sh.B. do të mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ndërkohë, i dëmtuari A.H. është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë përmes kontestit të rregullt juridiko-civil.

Aktgjykimi mund të ankimohet

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Related

Previous Post

Polonia kërkon kontrolle më të rrepta për vizat e BE-së për rusët: “Mos t’i lejojmë të përfitojnë nga lëvizja e lirë”

Next Post

Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping: “Qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës”

Next Post
Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping: “Qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës”

Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping: “Qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.