Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë, armë, municion dhe para

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2026
in Lajme
0
Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë, armë, municion dhe para
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, armë, municion, para dhe prova të tjera materiale.

Operacioni është realizuar më 7 shtator 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) Mitrovicë-Jug, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me asistimin e njësive relevante policore, përfshirë NjRSh dhe njësinë K-9.

Çfarë u sekuestrua?

Gjatë kontrollit të një shtëpie dhe një lokali, Policia ka sekuestruar:

  • rreth 110.6 gramë kokainë të dyshuar;
  • një revole M57, kalibër 7.62 mm, së bashku me dy karikatorë;
  • një pushkë gjuetie, kalibër 12 mm;
  • nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm;
  • dy fishekë të kalibrit 9×19 mm;
  • katër fishekë për pushkë gjuetie, kalibër 12 mm;
  • një peshore digjitale;
  • 150 euro dhe 6 mijë dinarë serbë;
  • dy radiolidhje;
  • një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

Dokumentimi, evidentimi dhe sekuestrimi i provave materiale është kryer nga Njësia Rajonale e Kriminalistikës, në përputhje me procedurat përkatëse.

I dyshuari u paraqit më vonë në polici

Policia njofton se personi i dyshuar nuk është gjetur në lokacion në momentin e kontrollit.

Më vonë, ai është paraqitur në zyrat policore, në prani të avokatit mbrojtës.

Rasti është iniciuar për dy vepra penale

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojë angazhimin në luftimin e trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe në parandalimin dhe luftimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve.

Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Related

Previous Post

Gërvalla uron Faton Pecin: “E ardhmja iu takon atyre që guxojnë”

Next Post

Përfundon armëpushimi 3-ditor Rusi-Ukrainë, sulme masive me viktima

Next Post
Rusia nis sulm masiv ndaj qyteteve ukrainase: shënjestra termocentralet dhe infrastruktura kritike – tre raketa hipersonike godasin Kievin, të paktën 3 të plagosur

Përfundon armëpushimi 3-ditor Rusi-Ukrainë, sulme masive me viktima

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.