Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Faton Pecin pas zgjedhjes së tij në krye të Partisë Guxo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla i ka përcjellë urimet Pecit dhe të gjithë të tjerëve, duke shprehur urimin që rruga e tyre e re politike të jetë e mbarë.
“Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara!”, ka shkruar Gërvalla.

