Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pesë persona arrestohen për dyshime për tjetërsimin e një prone në vlerë 1.5 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2026
in Lajme
0
Dyshohet se dëmtuan katër institucione financiarë në vlerë prej 300 mijë euro, ngritet aktakuzë kundër 32 personave
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në lidhje me tentativën për tjetërsimin e një prone prej dy hektarësh në Fushë Kosovë, me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamentit për Krime të Rënda, arrestimet janë realizuar më 8 shtator 2026 në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë, personat e përfshirë dyshohet se, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, në mënyrë të qëllimshme dhe të kundërligjshme, i kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S. për një pronë në Fushë Kosovë, me sipërfaqe prej dy hektarësh.

Më pas, sipas hetimeve, M.S. dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që këtë pronë ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat M.Z. dhe M.Z., duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Vlera e pronës, sipas Prokurorisë, arrin në 1 milion e 500 mijë euro.

Pesë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

Arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK). Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, me qëllim të luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit.

Të arrestuarit gëzojnë të drejtën për t’u konsideruar të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Related

Previous Post

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Next Post

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë mes shqetësimeve për spiunazh

Next Post
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë mes shqetësimeve për spiunazh

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë mes shqetësimeve për spiunazh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.