Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti u bën thirrje partive për dakordim për nënkryetarët: “Të shmangim zgjedhjet e reja”

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2026
in Lajme
0
Kurti pas takimit me Abdixhikun: “Do t’ju njoftojmë për takimin e radhës, shpresojmë për marrëveshje”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Kurti ka thënë se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet zgjedhja e nënkryetarëve.

“Së pari u zgjodh Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të legjislaturës së 11-të. Me këtë rast filloi konstituimi i Kuvendit. Që të përmbyllet me sukses të plotë, duhet t’i zgjedhim edhe nënkryetarët. Për këtë nevojitet dakordim. Unë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së, i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë thirrje që partitë të tregohen “pozitive dhe konstruktive”, me synimin që Kuvendi të konstituohet, të formohet Qeveria dhe më pas të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Le të jemi pozitivë dhe konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt Qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, është shprehur Kurti.

Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe, Kurti ka thënë se ajo ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me betimin e deputetit.

“Siç e tha kryetarja e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që e ka bërë. Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin. Propozimin që ka deponuar e ka shkruar në përputhje me Kushtetutën, por atë që e deklaroi ishte në shpërputhje”, ka deklaruar ai.

Kurti ka lidhur deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe edhe me zhvillimet e fundit në Serbi, duke përmendur ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiqit.

“Kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, të komandantit dhe gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë, që u nderua nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se në Kuvend mund të votohet vetëm propozimi i dorëzuar me shkrim dhe jo deklarata e bërë gjatë seancës.

“Si do që të jetë, nuk mund të votohet në Kuvendin e Republikës ai propozim që u deklarua, vetëm ai propozim që u dërgua me shkrim është në përputhje me Kushtetutën. Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, ka përfunduar Kurti.

Related

Previous Post

Franca dhe Gjermania bashkëorganizojnë samitin e madh hapësinor, pavarësisht tensioneve dhe tërheqjes së kompanive amerikane

Next Post

Gjini: Dështimi i seancës është skenar i parapërgatitur, Lista Serbe po ndihmon Kurtin

Next Post
Gjini: Dështimi i seancës është skenar i parapërgatitur, Lista Serbe po ndihmon Kurtin

Gjini: Dështimi i seancës është skenar i parapërgatitur, Lista Serbe po ndihmon Kurtin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.