Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjini: Dështimi i seancës është skenar i parapërgatitur, Lista Serbe po ndihmon Kurtin

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2026
in Lajme
0
Gjini: Dështimi i seancës është skenar i parapërgatitur, Lista Serbe po ndihmon Kurtin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se qëllimisht po e zvarrisin procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pas dështimit të seancës konstituive, Gjini e cilësoi situatën si një skenar të parapërgatitur dhe kritikoi edhe rolin e Listës Serbe.

Gjini, në një konferencë për media, tha se Aleanca i kishte paralajmëruar më herët zhvillimet e sotme.

“A ju kemi thënë, a ju kemi thënë që nuk kanë për ta konstituuar Kuvendin sot?”, tha Gjini.

Sipas tij, bllokimi i procesit po ndodh përmes një koordinimi, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me Listën Serbe.

“Kush e di për të satën herë, me koordinim apo pa koordinim, Lista Serbe po ndihmon që Albin Kurti ta zhvillojë agjendën e vet qysh i konvenon. Është një maskaradë për ta zvarritur procesin ashtu siç u përshtatet atyre”, deklaroi ai.

Gjini tha se tash është bërë e qartë arsyeja përse Aleanca ka refuzuar të bëhet pjesë e procesit dhe u bëri thirrje edhe dy partive të tjera opozitare që të mos marrin pjesë në atë që ai e cilësoi si “maskaradë”.

“Sot të gjithë e kuptojnë drejt pse Aleanca nuk ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj maskarade. I ftoj, qysh i kam ftuar edhe më herët, edhe dy partitë e tjera në opozitë që të mos bëhen pjesë e kësaj maskarade”, tha Gjini.

Ai pretendoi se ky skenar ishte i dukshëm që nga muaji korrik, kur partia fituese e zgjedhjeve, sipas tij, kishte refuzuar ofertën e Aleancës.

“Prej korrikut ju kam treguar që kjo ka për të ndodhur. Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet ka refuzuar të merret me ofertën tonë. Vetë fakti që kanë refuzuar, ka treguar që ky ka qenë qëllimi”, u shpreh ai.

Gjini më pas foli edhe për kalkulimet me afatet kohore, të cilat sipas tij mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit.

“Duhet të mbërrihet së paku data 30 shtator, në mënyrë që kur të kalkulohet edhe 60-ditëshi, edhe 45 ditë deri në shkuarjen në zgjedhje, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara ta mbërrijë datën 27 dhjetor”, tha ai.

Sipas Gjinit, arsyeja përse po synohet kjo datë lidhet me, siç tha ai, humbjen e besimit të qytetarëve ndaj pushtetit.

“Pse datën 27 dhjetor? Sepse këta njerëz që e kanë uzurpuar pushtetin në Kosovë, e kanë humbur besimin e qytetarëve që jetojnë këtu. Jeta është bërë më e rëndë”, deklaroi Gjini.

Kryetari i Aleancës kritikoi ashpër Kurtin, duke e akuzuar se nuk synon vetëm të qeverisë, por të kontrollojë të gjitha institucionet e vendit.

“Mos ia bëni këtë dëm Kosovës, që dy vite po zvarritemi në procese për shkak se një njeri po dëshiron ta sundojë Kosovën me gjithçka. Ky nuk dëshiron të qeverisë, ky dëshiron të sundojë. Ky ka qenë skenar që nga fillimi”, tha Gjini.

Ai e krahasoi situatën aktuale me zhvillimet e dy viteve më parë, duke thënë se atëherë, sipas tij, një mundësi të tillë ia kishte krijuar presidentja Vjosa Osmani, ndërsa tani këtë rol po e luan Lista Serbe.

“Ju kemi thënë, ju kemi treguar fiks cili është skenari dhe ky skenar po realizohet në vitin 2025. Para dy viteve këtë mundësi ia ka dhënë Vjosa Osmani, kurse sot po ia jep Lista Serbe, fiks të njëjtën gjë”, u shpreh ai.

Në fund, Gjini tha se situata e krijuar përbën, sipas tij, shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe një mashtrim ndaj qytetarëve.

“Unë personalisht dhe njerëzit racionalë nuk besojmë në 100 koincidenca që çojnë në një drejtim. Nëse ka, atëherë është zgjedhje. Ju bëjmë thirrje partive politike të mos bëhen pjesë e kësaj maskarade. Kosova është në shkelje brutale të Kushtetutës. Ky është mashtrimi më i madh që ka ndodhur në historinë e Kosovës. Qytetarët e kanë parë bardh e zi se me kë kemi punë. Këta njerëz janë të lexueshëm”, përfundoi Gjini.

Related

Previous Post

Kurti u bën thirrje partive për dakordim për nënkryetarët: “Të shmangim zgjedhjet e reja”

Next Post

Gjermani: 200 euro më shumë zbritje tatimore për punonjësit – ja kush përfiton dhe si zbatohet reforma

Next Post
Pesë vjet punë në Gjermani mjaftojnë për pension, por shuma mbetet e ulët

Gjermani: 200 euro më shumë zbritje tatimore për punonjësit – ja kush përfiton dhe si zbatohet reforma

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.