Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot mbahet “Marshi për Liri” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
12/09/2026
in Lajme
0
Sot mbahet “Marshi për Liri” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, më 12 shtator, në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale.

Marshi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve nga të gjitha trevat e Kosovës.

Në mesin e folësve do të jenë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Sipas organizatorëve, ftesës për t’iu drejtuar qytetarëve i janë përgjigjur pozitivisht vetëm Hamza dhe Gjini.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë në këtë tubim.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë prezantuar programin e marshit dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.

Hoxha ka njoftuar se në program do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim pjesën formale të Marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje”, ka deklaruar Hoxha.

Ajo ka bërë të ditur se qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës, i njohur me nofkën “Cali”.

Programi do të shoqërohet edhe me këngë patriotike, të cilat organizatorët i kanë cilësuar si pjesë të mesazhit të tubimit.

Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar gjithashtu transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në marsh.

“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të Marshojmë për çlirimtarët tanë”, ka thënë Hoxha.

Edhe Ismail Tasholli ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se mesazhi i organizatorëve, nga Prishtina deri në Hagë, është uniteti dhe qëndrimi pranë njëri-tjetrit.

“Le të jetë ky Marsh një Marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka deklaruar Tasholli.

Ai ka bërë të ditur se organizatorët planifikojnë një tjetër tubim në Hagë më 15 shtator, duke filluar nga ora 22:00, në prag të seancës së gjykimit.

Marshi pritet të mbledhë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa mbështetje për organizimin kanë shprehur edhe figura të ndryshme publike.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Prishtina mirëpret qytetarët në Marshin për Liri – transporti urban dhe parkingu falas

Next Post
Biletë Urbane Falas për Qytetarët që Vijnë në Prishtinë me Transport Ndërurban

Prishtina mirëpret qytetarët në Marshin për Liri – transporti urban dhe parkingu falas

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.