Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 12 shtator 2026, do të kryhen punime të planifikuara në rrjet për sigurinë e sistemit energjetik dhe realizimin e projekteve investive.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prishtinë
08:30–18:00: Remonti, një pjesë e Rrugës UÇK-së, Jakovë Xoxa dhe Meto Bajraktari.
08:30–18:00: Projekte Investive, një pjesë e lagjes Arbëria, Pandora dhe Banesat e Novosellëve.
08:30–18:00: Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Spitali i Mushkërive I, si dhe bizneset/objektet në zonën e Bardh Humollit dhe Deshishku Construction.
08:30–18:00: Rruga Bedri Gjini.
10:00–14:00: Rimanishtë.
Podujevë
10:00–15:30: Një pjesë e qytetit të Podujevës dhe Rruga “28 Nëntori”.
Prizren
11:00–15:15: Bllacë, te shkolla.
Gjakovë
10:00–18:00: Rruga “Fehmi Agani”, Lugbunar, Rruga “Nënë Tereza”, Qerim, Rruga “Sadik Pozhegu” dhe Rruga “Wesley Clark”.
10:00–18:00: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosanë, Cërmjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel dhe Zhdrellë.
10:00–18:00: Bec, Janosh, Lugbunar, Rruga “Mark Malota”, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet lidhen me punime investive dhe ndërhyrje të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit energjetik.

