E hëna në Kosovë pritet të sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës priten kushte kryesisht stabile dhe të qeta atmosferike.
Gjatë orëve të pasdites dhe veçanërisht vonë, në veri dhe veriperëndim pritet shtim i vranësirave. Në këto zona nuk parashihen reshje, megjithatë lokalisht mund të paraqitet ndonjë rigë e dobët dhe afatshkurtër shiu.
Temperaturat pritet të luhaten nga 8°C në mëngjes, deri në 23°C gjatë ditës.
Në përgjithësi, e hëna do të jetë e freskët në mëngjes, por kryesisht stabile dhe me periudha të gjata me diell gjatë ditës.

