Gjatë fundjavës që lamë pas (11, 12 dhe 13 shtator 2026), Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përballuar një numër të lartë të rasteve shëndetësore.
Sipas raportit zyrtar të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), përgjatë këtyre tri ditëve, ekipet mjekësore u kanë ofruar ndihmë dhe shërbime emergjente gjithsej 885 qytetarëve.
Shpërndarja e rasteve sipas sektorëve mjekësorë:
-
Emergjenca Internistike: 269 pacientë
-
Reanimimi: 215 pacientë
-
Emergjenca Ortopedike: 187 pacientë
-
Emergjenca Kirurgjike: 153 pacientë
-
Salla e Vogël (intervenime minor): 61 pacientë
Stafi mjekësor i Klinikës Emergjente ka punuar me kapacitet të plotë për t’u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë kërkuar trajtim emergjent gjatë këtij vikendi.

